Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundoi trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar.
Sipas njoftimit, pajisja për pastrimin e ujit (WTC-3000 GT) është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore ose njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim.
Kjo pajisje ka kapacitet të bëjë trajtimin e ujit deri në 3 mijë litra në orë.
“WTC-3000 GT funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili kalon nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse. Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, ndërsa bllokojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke siguruar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt”, bën të ditur FSK-ja./Arbresh.info
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...