Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me vendimin për organizimin e qendrave të votimit jashtë Kosovës, duke vërtetuar në tërësi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.3/2025, të datës 30 nëntor 2025.
Me vendimin e tij, PZAP kishte pranuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kishte ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.01/3438-2025 të datës 26 nëntor 2025, duke përcaktuar që qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 të vendosen vetëm në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ose në hapësirat e tyre.
Bëhet e ditur se LVV kishte kundërshtuar këtë vendim duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore dhe kishte kërkuar nga Gjykata Supreme që të aprovojë ankesën e saj. Mirëpo, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata Supreme konstatoi se pretendimet e LVV-së janë të pabazuara.
Sipas vlerësimit të Gjykatës, vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe në përputhje me ligjin, ndërsa kufizimi i qendrave të votimit vetëm brenda përfaqësive diplomatike përbën një masë mbrojtëse të domosdoshme për të garantuar integritetin e votës.
Gjykata theksoi se shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit u garantohet e drejta e votës, por ushtrimi i saj duhet të bëhet në pajtim me kushtet ligjore të përcaktuara. Në këtë kuadër, vlerësimi i PZAP-së se ky organizim siguron proces të rregullt dhe të besueshëm zgjedhor është cilësuar i bazuar.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...