Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 vende të tjera si “të sigurta” për azil. BE ka miratuar vendet e treta të sigurta, në mesin e të cilave përfshihet edhe Kosova.
“Sot, Këshilli ra dakord për qëndrimin e tij mbi dy akte ligjore të BE-së që do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kyçe të vendeve të sigurta në rregullat e azilit të BE-së. Këto ligje të reja të migracionit të BE-së synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së. Këshilli ra dakord që vendet e mëposhtme duhet të përcaktohen si vende të sigurta të origjinës në nivel të BE-së: Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunizia”, thuhet në njoftim.
Këshilli gjithashtu ra dakord që t’i lejojë Komisionit të pezullojë përcaktimin e një vendi të sigurt të origjinës në nivel të BE-së, qoftë për të gjithë vendin, qoftë vetëm për pjesë të territorit ose të popullsisë së tij, kur kjo të jetë e arsyeshme. Shtetet anëtare gjithsesi do të mund të kenë listat e tyre kombëtare të vendeve të sigurta të origjinës, duke përfshirë edhe vende shtesë jashtë BE-së që nuk gjenden në listën e BE-së.
Këshilli gjithashtu miratoi propozimin e Komisionit për të përshpejtuar zbatimin e disa dispozitave të Pakti për Migracionin dhe Azilin, të cilat më parë ishin të parashikuara për qershor 2026.
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...