Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” po mban sot Konferencën e 10-të të Mjedrës, një ngjarje e rëndësishme për sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë në vend.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
“Performanca e zhvillimit të Kosovës nuk është rastësi, sektori i frutave të imta po gjen tregje të reja, thuhet se sekreti i suksesit në fermë është përshtatja e tokës së mirë me politika të mençura, sot Kosova ka ngritur një nivel të fortë duke zhvilluar bashkëpunimin në avantazh, në gjithë vendin kultivohen rreth 1 mijë hektar me mjedra, zgjerimi i shpejt i sipërfaqeve me mjedër ma qenë shembullor, duke e bërë mjedrën një nga përfitimet më të larta ne teren, konsumimi i frutave të imta është i rëndësishëm si faktor shëndeti, dhe ne si qeveri jemi të interesuar të vazhdojmë mbështetjen në këtë sektor. Është rritur edhe eksporti dhe konsumin vendorë, mbi 200 hektarë janë këtë vit, kjo është një histori investimesh që tregojnë se si qeveri do të vazhdojmë mbështetje për pemishte te reja qe cilësia made in Kosova të ruhet nga ara deri te rafti.”, tha Kurti.
Po ashtu ai shtoi se sot teksa festojmë edicionin e 10 merita kryesore është e fermerëve që zgjohen para agimit.
“Faleminderit çdo fermeri që zgjohet para agimit, dhe ne do te jemi garanci që fruti i punës tuaj të marrë vlerën që meriton ne treg, le të jetë kështu për gjithë në, me shumë ngjyrë dhe urojë sezonë të mbara për mjedra, boronica dhe dredhëza” tha në fund Kurti./Arbresh.info


Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...