Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri strategjike.
Nga Sarajeva, ku po merr pjesë në Ministerialin e Kartës së Adriatikut, ai theksoi se rajoni ende përballet me sfida dhe kërcënime që kërkojnë qasje të përbashkët.
“Ballkani Perëndimor ka ende shumë sfida të trashëguara dhe kërcënime të reja, të cilat kërkojnë partneritet më të ngushtë, investime në kapitalin njerëzor, në mbrojtje kibernetike, në industri, në pajisje dhe sisteme të përbashkëta”, u shpreh ministri.
Vengu shtoi se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet thelbësor për forcimin e qëndrueshmërisë së vendeve të rajonit.
“Me SHBA-në besojmë se kjo nismë rajonale është një platformë e domosdoshme, e cila duhet të orientohet drejt bashkëpunimit më efektiv në dobi të rritjes së qëndrueshmërisë së çdo vendi pjesëmarrës”, tha ai.
Ai mes tjerash theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar plotësisht.
Abdixhiku mbështet vendimin e Osmanit për shpërndarjen e Kuv...
LeBron James rishkroi historinë, thyen një rekord që kishte ...
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...