Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale.
Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të asnjë partie, por të Republikë së Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër, Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to. Cenimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, ka thënë Çitaku.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...