Sot shënohet dita e shtatë e protestës së transportit publik dhe atij privat në Prishtinë, e cila po vazhdon edhe këtë të hënë.
Greva e tyre vjen pas mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të KomunëS.
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, në një prononcim për Klan Kosovën, tha se tani janë në pritje të alokimit të mjeteve financiare, pas vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2024 në 2025.
“Fillimisht detyrohem të iu kërkoj falje pasagjerëve të Prishtinës të cilët i shfrytëzojnë shërbimet tona. Është bërë një javë që kemi hyrë në protestë për shkaqe tona, dhe jo për shkak të pasagjerëve”.
“Protesta fillon nga ora 10:00, pra vazhdon edhe sot. Presim alokimin e mjeteve për vendimin që e kanë marrë Kuvendi Komunal, për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025”, tha Gashi.
Pos tjerash, Gashi tha se borxhi i komunës ndaj Trafikut Urban është afro 2 milionë euro.
Ndryshe, protesta po zhvillohet përballë Komunës së Prishtinës.
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...