Festa Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë u kremtua në zemër të Ukrainës, në një moment simbolik ku vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor marrin kuptim të veçantë.
Në kryeqytetin ukrainas u organizua një aktivitet për të nderuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë përfaqësues diplomatikë, miq të Shqipërisë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar.
Ceremonia reflektoi jo vetëm respektin për historinë shqiptare, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas, i cili sot po përballet me sfida të rënda për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë së tij.
Gjatë aktivitetit u vu në dukje se festimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Kiev përçon një mesazh të fortë shprese dhe qëndrese, duke theksuar miqësinë mes dy popujve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Ukrainën në këto kohë të vështira.
Aktiviteti u shoqërua me elemente kulturore dhe simbolike shqiptare, duke sjellë në Ukrainë shpirtin e festës kombëtare./atsh.al
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Festat nisin me Audi – marka sjell magjinë e festave p...
Barcelona thyen rekordin nëntë-vjeçar sa i përket golave të ...
Avionët rusë i afrohen Britanisë, NATO reagon me avionë luft...