Real Madrid u rikthye tek fitorja në Ligën e Kampionëve në një ndeshje me shtatë gola, duke mposhtur Olympiacosin me rezultat 3:4.
Olympiacos ishte skuadra që hapi serinë e golave. Në minutën e 8-të, Ayoub El Kaabi dha një asist perfekt për Chiquinho, i cili gjuajti saktë në këndin e poshtëm të majtë për 1:0.
Real Madrid reagoi me shpejtësi dhe barazoi në minutën e 22-të, kur Vinicius Junior pasoi në kohën e duhur për Kylian Mbappé, që shënoi bukur me një goditje të ulët nga jashtë zonës për 1:1.
Vetëm dy minuta më vonë, madrilenët përmbysën ndeshjen. Arda Guler harkoi saktë dhe Mbappé me kokë për të dërguar topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 1:2.
Dominimi i tyre vazhdoi dhe në minutën e 29-të, Eduardo Camavinga asistoi për Mbappén, i cili plotësoi hat-trickun për 1:3.
Në minutën e 32-të, Vinicius Junior shpërtheu në hyrje të zonës dhe me një goditje të fuqishme në këndin e poshtëm të djathtë shënoi për 1:4.
Pjesa e dytë solli reagimin e Olympiacosit. Në minutën e 52-të, Santiago Hezze dërgoi një pasim elegant në zonë dhe Mehdi Taremi e shndërroi në gol për rezultatin 2:3.
Real Madrid u kundërpërgjigj menjëherë dhe në minutën e 60-të, Vinicius Junior dhuroi një tjetër asist, këtë herë për Mbappén që e shtyu topin në rrjetë për 2:4.
Pavarësisht rezultatit, grekët nuk u dorëzuan. Në minutën e 81-të, Gabriel Strefezza harkoi saktë dhe Ayoub El Kaabi goditi me kokë për të shënuar golin e tretë të vendasve, duke ngushtuar shifrat në 3:4.
Olympiacos pati edhe disa tentativa të tjera të rrezikshme, përfshirë një vole fantastike të El Kaabit dhe një goditje të fuqishme të tij të ndalur nga Lunin, por nuk mjaftuan për të marrë pikë.
Me këtë fitore Reali është në kuotën e 12 pikëve, kurse Olympiacosi ka dy sosh./Arbresh.info
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit