Sot, në ambasadën e Kosovës në Berlin, u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake trevjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të FSK-së.
Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që diplomuan me sukses të lartë janë: Shumëzim Karaqica, Arton Xhemajli, Xheladin Kurtaj dhe Fatlum Agushi, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesweh), stafi i ambasadës së Republikës së Kosovës, familjarë të kadetëve e mysafirë të nderit.
“Bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë gjatë viteve, ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Oficerët e diplomuar bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së, të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...