Gjatë ditës së sotme, një pjesë e madhe e internetit ka pësuar ndërprerje, duke prekur platforma botërore . Probleme të tilla u shfaqën edhe në gazetat online të Kosovës, në të cilat qasje në to dhe funksionimi i tyre nuk ishte i mundur. Kompania teknologjike Cloudflare, një nga shtyllat kryesore të infrastrukturës së internetit, ka dalë me sqarime duke mohuar se bëhej fjalë për sulm kibernetik.
Nga këta të fundit, është thënë se problemet u shfaqën për shkak të një ‘’ndërprerjeje në gjigantin e infrastrukturës së internetit Cloudflare’’, të cilët, qysh në mëngjes kishin identifikuar probelemet.
Shefi i teknologjisë në Cloudflare, Dane Knecht, tha se problemet u shkaktuan nga një “bug latent” në sistemet që mbështesin mbrojtjen nga bot-et, i cili u aktivizua pas një ndryshimi rutinë konfigurimi.
“Ky gabim filloi të shkaktonte kolaps në rrjet dhe degradim të gjerë të shërbimeve. Nuk ka qenë sulm,” deklaroi Knecht, duke shtuar se kompania i ka zhgënjyer klientët dhe po punon që situata të mos përsëritet.
Cloudflare njoftoi se ka zbatuar një zgjidhje dhe se shërbimet po rikthehen normalisht, megjithëse disa përdorues mund të përballen ende me vështirësi në qasje.
Ndërprerja e sotme vjen vetëm pak javë pas një problemi të ngjashëm në Amazon Web Services (AWS), duke rikthyer debatin mbi varësinë globale nga një numër i vogël kompanish teknologjike. Cloudflare aktualisht përdoret nga rreth 20% e të gjitha faqeve të internetit në botë.
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti