Bolgona e ka mposhtur me rezultat 2-0 kampionin në fuqi të Italisë, Napolin në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Pjesa e parë nuk pati gola, derisa të dy golat për vendasit u realizuan gjatë etapës së dytë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht Dallinga në minutën e 50-të, hapi serinë e golave për Bolognan.
Ndërsa Lucumi dyfishoi rezultatin në minutën e 66-të. Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe skuadra vendase arkëtoi tri pikë të mëdha.
Pas 11 xhirove Napoli humb lidershipin ku tashmë ka 22 pikë mirëpo është e dyta pas Milanit i cili është në kuotën e njëjtë. Ndërkohë Bologna është e pesta me 21 pikë.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani i cili luajti 90 minutave, dhe u vlerësua me notën 6.5.
Ai nesër pritet të zbarkojë në Kosovë, ku do të rikthehet pas dy muajsh mungesë, në dy përballjet vendimtare të nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës për kualifikimet e Botërorit./Arbresh.info
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter