Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Adem Gllavica” në Ferizaj, janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike dhe para të gatshme.
“Në vendin e ngjarjes, njësitë relevante policore kanë gjetur dhe konfiskuar: 0.50 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 24.05 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 1650 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, “me të dyshuarit kishte qenë edhe një person tjetër, i cili pasi ka vërejtur policët është larguar nga vendi i ngjarjes”.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që dy të tjerët të lirohen në procedurë të rregullt
“Pas intervistimit, njëri prej tre të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...