Në mbledhjen e parë themeluese, Këshilli i ri Drejtues i Universitetit të Prishtinës (KD) është kompletuar edhe me të deleguarit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Sipas njoftimit të UP-së, në këtë mbledhje, kryesues i KD-së u rizgjodh Altin Sahiti, ndërsa zëvendëskryesuese u zgjodh Arbëresha Nela-Turjaka.
“Mbledhja e parë e përbërjes me gjashtë anëtarë të rinj të KD-së u drejtua nga prof. Teuta Kajtazi-Jashari, ndërsa në të u miratuan raportet e MAShTI-t dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës për të emëruarit dhe të zgjedhurit nga Ministria e Arsimit dhe UP-ja në Këshillin Drejtues”, thuhet në njoftim.
MAShTI zëvendësoi dy anëtarë të përbërjes së kaluar të KD-së, duke emëruar Myesere Hoxhën dhe Berenika Gashin, ndërsa ua vazhdoi mandatin Altin Sahitit dhe Arbëresha Nela-Turjakës.
Anëtarët e Këshillit Drejtues nga personeli akademik i UP-së në përbërje janë: prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta Jashari-Kajtazi, prof. Arian Krasniqi, prof. Vjosa Fejza-Ademi dhe prof. Kurtesh Sherifi, të cilët qenë zgjedhur në fund të qershorit 2025.
Këshilli Drejtues i UP-së me kryesues Altin Sahitin, zëvendëskryesuese Arbëresha Nela-Turjakën dhe anëtarët Myesere Hoxhën, Berenika Gashin, Mimoza Ibranin, Teuta Jashari-Kajtazin, Arian Krasniqin, Vjosa Fejza-Ademin dhe Kurtesh Sherifin, ka gjashtë gra në përbërje.
UP-ja thotë se kjo trupë shumë e rëndësishme e këtij institucioni u zotua se do të veprojë si ekip dhe me frymë e energji të re, për të mirën e Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë kosovare.
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...
Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit ndër ngjarjet më të lavdishm...
Lens refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes – ten...