Real Madridi është mysafir i Liverpoolit nesër mbrëma në “Anfield Road” në ndeshjen e fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.
Para ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka dal në konferencë për media, ku ka folur rreth ndeshjes, rikthimit të tij në ‘Anfield Road’, shkruan Arbresh.info.
“Përballë kemi një nga klubet më të mëdha të futbollit evropian, si për historinë, ashtu edhe për të tashmen e tij. Luajmë për Champions-in, dhe është bukur të shohësh tifozët. Si unë, ashtu edhe Trent (Alexander-Arnold) kemi historinë tonë me Liverpool-in, dhe është ndjenjë e veçantë të rikthehesh aty ku je dashur kaq shumë. Por nesër ne duhet të përqendrohemi te puna jonë: të bëjmë një ndeshje të mirë.”
“Përpiqem që emocionet të mos më pushtojnë, dua të jem i përqendruar te ndeshja, ta përgatis si çdo ndeshje tjetër, pa ndryshuar asgjë nga rutina ime. Në parim, mundohem të distancohem nga ana emocionale e këtyre rikthimeve si në ‘Anoeta’ apo ‘Anfield’ stadiume me të cilat kam pasur një lidhje të veçantë”, tha ai.
“Atmosferën në ‘Anfield’ shumica e kanë përjetuar. Ata i njohin ato momente në një ndeshje kur duket sikur ka një forcë në lojë, stadiumi zhurmon. Këta janë lojtarë me shumë përvojë; ata dinë si të reagojnë mirë në këso lloj situata, kjo i motivon edhe më shumë. Mund të flasim për këtë, por janë lojtarët ata që janë në fushë. Nga stoli, humbet pak kontroll. Përgatitja e tyre mendore për këto ndeshje është shumë e rëndësishme.”
Alonso ka zgjedhur të mos të stërvitet me klubin në ‘Anfield Road’ duke kryer të gjitha stërvitjet në Madrid. Ai ka dhënë arsye lidhur me këtë çështje.
“E kam bërë kështu edhe te Leverkuseni; është mënyra që unë e kuptoj si më të mirën për t’u përgatitur për një ndeshje. Nuk ka të bëjë me dyshime apo konspiracione. Në Valdebebas kontrollojmë më mirë ambientin, ndërsa këtu (në Anfield) mund t’i japim kundërshtarit disa të dhëna që nuk do të ishte e mençur t’i zbulojmë”, u shpreh Alonso.
Trent Alexander-Arnold është raportuar se nuk do të luaj takimin e nesërm, mirëpo Alonso tregon nëse i gatshëm ai.
“Është mirë, nuk luajti, por ishte gati për ndeshjen dhe tani është i disponueshëm. Nesër mund të luajë, dhe pas dëmtimit na duhet, ka shumë cilësi. Kjo është një fazë e re për të dhe duhet ta ndihmojmë, t’i japim atë që i duhet për të dhënë maksimumin, sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm që kemi në skuadër”, tha ndër të tjera ai.
Pas tri ndeshjeve Reali ka tri fitore, kurse Liverpooli dy sosh dhe një humbje./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...