Mbrëmë, niveli i ujit në lumin Ibër u rrit papritur dhe shkaktoi dëme materiale në punishten e urës së re pranë tre rrokaqiejve në Mitrovicë.
Sipas Faruk Mujkës, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, shkak ishin reshjet e shumta dhe rrëshqitja e kanalit te Zubin Potoku.
Ai theksoi se konstruksioni i urës nuk ka qenë i rrezikuar dhe ndërhyrja e punonjësve ka ndihmuar të minimizohet dëmi.
“Shkak i kësaj ngritjeje të nivelit është sasia e madhe e ujit në digën e Pridvoricës për shkak të rreshjeve të shumta ditëve të fundit në rrjedhën e epërme të lumit si dhe të rrëshqitjes së kanalit te Zubin Potoku dhe nevojës emergjente që uji i tepërt nga kanali të bartet në lumë. Kemi ardhur në situatë të kalkulojmë dëmin më të vogël edhepse edhe kjo e krijuar nuk është për tu nënçmuar. Me rëndësi është se konstruksioni i urës nuk është rrezikuar asnjëherë”, shkroi ai.
“Duhet të sqarohet se nuk është dorë njeriu që ka kriju dëmin por dora e njeriut e ka minimalizuar dëmin e mundshëm shumë më të madh e afatgjatë. Aty në punishte për shkak të punimeve është krijuar një fyt i ngushtë i cili nuk ka mundur ta përcjellë nivelin e ardhur. Niveli është stabilizuar brenda një ore dhe sot vazhdojmë me sanimin në kanalin kryesorë duke tentuar që niveli ujit të jetë sa më i kontrolluar. Mirëmbajtja e nivelit minimal të ujit në lumin Ibër gjatë verës dhe vjeshtës ndryshon maksimalisht dhe fatkeqësisht mund të ndodh edhe një situatë e tillë sikur ajo mbramë”, shkroi tuttje ai./Arbresh.info
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa