Objektivi i madh i Manchester City për merkaton e verës së ardhshme është Joao Neves, mesfushori portugez i cili po shkëlqen te PSG.
21-vjeçari është kthyer në një lojtar protagonist te parizienët dhe padyshim një pikë referimi e mesfushës së tyre.
“Leximi” i lojës së kundërshtarit, pasimet vertikale, aftësia për të rikuperuar topin dhe mbi të gjitha aftësitë sulmuese, e bëjnë Joao Neves një lojtar ideal për këdo ekip.
Pep Guardiola e pëlqen shumë portugezin, ndaj drejtuesit e Man. City do bëjnë ç’të jetë e mundur për transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.
City është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për yllin portugez, PSG vështirë se mund të pranojë largimin e tij. Megjithatë, e rëndësishme do jetë edhe dëshira e vetë lojtarit, nëse do të dojë të vazhdojë ende me kampionët në fuqi të Evropës, apo të provojë një aventurë të.
Neves ka një kontratë me PSG deri më vitin 2029.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...