Lyon nis bisedimet për huazimin e Endrickut në janar

16:41 | 29 Tetor 2025
D.H

Olympique Lyon ka hedhur hapat e parë për një super goditje në merkaton e janarit.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, klubi francez ka nisur bisedimet me Real Madridin për huazimin e sulmuesit të ri brazilian, Endrick.

Bisedimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa Lyon tashmë i ka paraqitur lojtarit projektin e tyre sportiv për pjesën e dytë të sezonit.

Për Endrickun i cili nuk po gjen minuta këtë sezon tek Real Madridi, që nga ardhja e Xabi Alonsos ky mund të jetë një opsion i mirë, pasi ai dëshiron që me cdo kusht të marrë minuta për të qenë pjesëmarrës në Kupën e Botës me Brazilin.

19-vjeçari nuk e ka zhvilluar akoma asnjë minutë këtë sezon. Derisa ndeshjen e fundit e ka luajtur me Sevillën në maj. Që nga ajo kohë, braziliani ka qenë i lënduar dhe pas rikthimit nuk ka mundur të përshtatet në ambientin e ri të klubit.

Kujtojmë se Endrick iu bashkua Real Madridit me shumë bujë verën e kaluar nga Palmeiras, mirëpo nuk i ka përmbushur pritshmëritë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme