Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Basic në minutën e nëntë, shkruan Arbresh.info.
Me këtë gol Lazio arkëtoi tri pikë të arta, pasi deri në fund nuk pati realizime tjera. Kjo është humbja e dytë radhazi në Serie A për Juventusin, gjersa nuk fiton një sfidë që nga 13 shtatori kur mposhti Interin 4-3.
Tashmë pas tetë xhirove kryeqytetasit kanë 11 pikë dhe janë në pozitën e 10-të.
Kurse skuadra e Igor Tudor ndodhet në pozitën e tetë, dhe humb sërish hapin për kreun.
Vlen të theksohet se as në këtë sfidë nuk pati minuta për yllin e kombëtares, Edon Zhegrova.
Juventusi ndeshjen e radhës e luan ndaj Udineses. Teksa Lazio përballet me Pisan./Arbresh.info.
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje