Ka përfunduar me rezultat 1-1 përballjes mes Dritës me Omonia në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.
Golin për Dritën e ka realizuar Arb Manaj, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi me kokë në minutën e 12-të, pas një harkimi të mirë nga Besnik Krasniqi.
Pas golit të pranuar Drita filloi të mbrohej dhe por nuk ia doli shumë mirë në këtë aspekt.
Qipriotët shënuan një herë në minutën e 30-të mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Omonia nuk i ndali sulmet deri në fund të kësaj pjese dhe barazoi rezultatin në minutën e 45-tě me anë të Masouras.
Gjatë pjesës së dytë, asnjëra skuadër nuk pati raste ideale për shënim dhe sfida u mbyll baras.
Pas dy ndeshjeve Drita ka dy pikë, kurse Omonia siguroi pikën e parë këtë edicion.
Drita lojën e radhës e luan ndaj Shelbourne./Arbresh.info
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten