Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Dragan Dzajic, ka komentuar humbjen historike të Serbisë ndaj Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, si dhe situatën pas dorëheqjes së trajnerit Dragan Stojkovic.
“Trishtimi dhe dhimbja ende më përshkojnë,” deklaroi 79-vjeçari për mediat serbe, duke e cilësuar disfatën ndaj kuqezinjve të Sylvinhos si “dështim kolosal”.
“Dështim! Një dështim kolosal! Nuk ka diskutim. Për një milion arsye, ne mund dhe duhej të bënim më mirë. Futbolli është i tillë – me fitore e humbje, por kjo ndeshje ishte më shumë sesa thjesht një lojë,” tha Dzajic, duke shtuar se ndihet personalisht fajtor për rezultatin”.
“Serbia aktualisht është një pikë pas Shqipërisë në renditjen e grupit dhe do të luajë ndeshjet e fundit kundër Anglisë dhe Letonisë, ndërsa Shqipëria përballet me Andorrën dhe Anglinë”.
Kreu i FSS-së theksoi se, pavarësisht vështirësive, ekipi duhet të luftojë deri në fund.
“Objektivisht, do të jetë e vështirë të shkojmë në fazën eliminatore, por në sport duhet të shpresosh dhe të luftosh gjithmonë. Ata që do të luajnë në nëntor duhet të japin maksimumin kundër Anglisë dhe Letonisë”.
Shqipëria është shumë afër ta sigurojë play-offin e Kampionatit Botëror.
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...