Është ndaluar për 48 orë, i dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.
Sipas policisë, dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se gjendja e tyre ishte e rëndë.
Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole, 149 fishekë dhe 16 gëzhoja.
Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan