Në seancën gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, dëshmitar ka qenë Kanon Kokalla, vëllai i Kushtrim Kokallës.
Ai ka treguar për raportet e tij me familjen Murseli dhe për një ngjarje që lidhet me ditëlindjen e djalit të Granitit.
“Kemi shkuar në shtëpinë e Granitit kur e ka pasur djali i tij ditëlindjen. Na ka ftuar edhe më vonë në një qendër tregtare për ta festuar, sepse djali i tij dhe i imi janë në të njëjtën klasë. Për shkak se djalin e kam pasur 5 vjet e gjysmë, kam shkuar me ta. E kam konstatuar që Graniti ka shumë para, sepse në fund të muajit ka pasur shumë para me vete”, ka deklaruar Kokalla në gjykatë.
Gjatë dëshmisë së tij, në momentin kur po flitej për ditëlindjen e djalit, Granitit iu mbushën sytë me lot.

Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025