Kandidati i partisë “Për Drenasin Kampion”, për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Prefekturës Likë-Senj, të prirë nga Josip Broziçeviq, me veteranët e Brigadës vullnetare të shqiptarëve në Gospiq dhe veteranët e ushtrisë kroate ku luftuan edhe Feha me Xhevën.
Këtë e ka bërë të ditur Lladrovci përmes një postimi në Facebook.
“Me shumë nderim, prita në takim përfaqësuesit e Prefekturës Likë-Senj, të prirë nga Josip Broziçeviq, me veteranët e Brigadës vullnetare të shqiptarëve në Gospiq dhe veteranët e ushtrisë kroate ku luftuan edhe Feha me Xhevën. Unë shpreha falënderim për respektin e tyre ndaj heronjve tanë që u flijuan për shtetin e Kroacisë, për nderimin e heroit e heroinës, Fehës dhe Xhevës, Memoralin e Jasharajve në Prekaz dhe vendet që ata kanë përfshirë në agjendën gjatë qëndrimit në Kosovë”, shkruan Lladrovci.
Ai, thekson se ka shprehur gatishmërinë për binjakëzimin e komunës së Drenasit me Gospiqin, për të thelluar bashkëpunimin me interes të përbashkët.
“Heronjtë dhe dëshmorët tanë që ranë për lirinë e Kroacisë, janë ura më e sigurt e bashkëpunimit tonë të qëndrueshëm me shtetin mik, Kroacinë!”, shkruan ai./Arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...