Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka sekuestruar një autobus pasi drejtuesi i tij rezultoi të ketë masë ndalimi aktiv për drejtimin e mjeteve motorike.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku patrulla policore ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë ndalimi deri më 26.12.2025.
“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...