Sot po mbahet mbledhja e 270-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në fillim të mbledhjes, kryeministri Kurti lexoi rendin e ditës, që përfshin disa pika me rëndësi ekonomike, infrastrukturore dhe sociale.
Sipas rendit të ditës, Qeveria pritet të shqyrtojë dhe të miratojë:
1. Ekstraktin e procesverbalit dhe transkriptit të mbledhjes së 269-të të Qeverisë;
2. Vendimet për shpronësime për interes publik në projektet e menaxhimit të mbeturinave në Pejë, ndërtimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, si dhe kyçjen e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”;
3. Ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.4 – kuponët ushqimorë për familjet në nevojë;
4. Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike;
5. Kërkesën e MASHTI-t për buxhet shtesë për subvencionimin e testeve dhe materialeve mësimore.
6. Mbledhja po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Pika e kësaj mbledhjeje është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, që lidhet me realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik, “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër që lidhë Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore (MMPHI)”
Ky projekt synon përmirësimin e lidhjes dhe qarkullimit mes dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës dhe konsiderohet me rëndësi strategjike për zhvillimin lokal dhe integrimin urban.
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...