Robotë, radarë… dhe çfarë tjetër nuk është testuar në mënyrë që të fitohet beteja më dronët, por policia holandeze nuk është kaq “hi-tech” në “luftën” që i ka shpallur këtyre pajisjeve.
Autoritetet e këtij shteti janë duke stërvitur shqiponjat në mënyrë që ato të rrëzojnë helikopterët e telekomanduar siç njihen ndryshe dronët. Kjo pajisje është gjithnjë e më e përdorur nga njerëzit, të cilët e shfrytëzojnë edhe për të bërë foto.
Por, Policia Shtetërore Holandeze thotë se jo gjithmonë dronët lejohen për një gjë të tillë, pasi kemi të bëjmë me shkelje të privatësisë, por gjithsesi siguria është ajo që shqetëson më shumë autoritetet.
“Parashikohen raste kur dronët nuk janë të lejuar të fluturojnë dhe kjo gjithmonë lidhet me arsye sigurie”, deklaron Mark Ëiebe, një zyrtar policor.
Shqiponjat janë stërvitur t’i shohin dronët si prenë e tyre, pra t’i marrin dhe t’i çojnë në një vend larg njerëzve dhe shpendëve të tjerë./Top Channel
https://www.youtube.com/watch?time_continue=90&v=HifO-ebmE1s
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...