Edhe më tej nuk rekomandohet të pihet uji i përpunuar nga Liqeni akumulues i Badocit, si rezultat i vlerave të larta të mineralit natyror mangan, ndonëse ato kanë rënë ndjeshëm. Kështu ka njoftuar IKSHPK, e cila ka ftuar qytetarët që mos ta përdorin ujin për pije e as për zierje.
Mangani, mineral natyror, gjendet në tokë, shkëmbinj dhe ujëra. Ai është i domosdoshëm për organizmat në sasi të vogël, ndërsa bëhet i dëmshëm kur i tejkalon nivelet.
Pellgu dhe shtrati i Liqenit të Badocit është i shtrirë ku ka minerale këtu dhe nga këto minerale të cilat i ka kjo nëntokë, herë pas here ngritja dhe rënia e manganit është e pranishme në ujë.
Andaj, bazuar edhe në matjet e fundit të kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03 – Badoc, rezultojnë me ulje të ndjeshme të vlerave
të manganit. Vlerat janë dukshëm më të ulëta sesa standardi shëndetësor prej 0.3 miligram/L i cili konsiderohet pragu ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut.
Rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit argumentojnë vlerën maksimale prej 0.067 miligramë/L, që megjithatë ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor, ku norma e lejuar është 0.05 miligramë/L.
Andaj, IKSHPK thekson se uji nga Liqeni i Badocit ende nuk është i sigurt për pije, ndërsa do të vazhdohet me monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm, që qytetarët të mbahen të informuar për gjendjen e ujit të pijes nga ky liqen./rtk
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...