Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të re të këtij bordi.
Sipas njoftimit në Facebook, vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator 2025, ku Olloni u votua me pesë vota për, në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e rotacionit.
Dr. Olloni, e cila përfaqëson Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, falënderoi anëtarët e bordit për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofron SHSKUK.
“Bordi Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare”, shkruhet në komunikatë.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime