Presidenti amerikan Donald Trump tha se në skenën ndërkombëtare, SHBA-ja respektohet më shumë se kurrë më parë, duke përmendi se ka ndalur disa lufta dhe konflikte përfshirë edhe atë mes Kosovës e Serbisë.
Trump foli për këto gjatë darkës së themeluesve të American Cornerstone Institute.
“Shiko vetëm këtë. Armenia dhe Azerbajxhani, Kamboxhia, Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia. Ne i ndaluam të gjithë. Dhe 60 për qind e tyre u ndaluan për shkak të tregtisë,” tha Trump.
Donald Trump tha se i ishte thënë që, nëse do të arrinte të ndalte konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, do të duhej të merrte Çmimin Nobel.
“Unë thashë: ‘Po mirë, po për shtatë të tjerat? Duhet të marr një Çmim Nobel për secilën prej tyre’. Dhe ata më thanë: ‘Por nëse e ndaloni Rusinë dhe Ukrainën, zoti President, atëherë me siguri do të merrni Nobelin’. Unë u përgjigja: ‘Unë ndala shtatë luftëra. Ajo është vetëm një luftë – dhe është një e madhe’,” tha Trump./rtk
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...