Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.
Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit./tch
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...