Operacioni izraelit vijon/ “Nuk duam të vdesim”, largime masive të palestinezëve, Gaza në rrënoja pas bombardimeve

09:35 | 18 Shtator 2025
E.G

Situata në Gaza vijon të mbetet shqetësuese. Ushtria izraelite vijon operacionin e saj tokësor, ndërsa palestinezët shprehen të shqetësuar dhe rrezikuar për jetën e tyre.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një eksod masiv civilësh po regjistrohet në Gaza, ndërsa mijëra palestinezë po largohen nga zona me çfarë të munden.

Ndërkohë sulmet ajrore të së mërkurës vranë dhjetëra njerëz në pjesë të ndryshme Gaza.

Autoritetet izraelite njoftuan të martën fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë tokësor dhe ajror, që synon neutralizimin e Hamasit .

Sulmi i organizatës palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ishte pika fillestare e luftës në Gaza.

Në përgjigje, forcat izraelite kanë nisur operacione të gjera bombardimi që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të brezit bregdetar, duke lënë pas dhjetëra mijëra të vdekur dhe një krizë humanitare të pashembullt.

Që nga fillimi i konfliktit, afërsisht dy milionë banorë janë përballur me zhvendosje të përsëritura, shpesh të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme