Një shpërthim i fuqishëm tronditi këtë pasdite një kafene në lagjen Vayekas të Madridit, duke lënë të plagosur 21 persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, sipas shërbimeve të emergjencës.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i shpërthimit dyshohet të jetë një rrjedhje gazi, e cila çoi në shembjen e katit të sipërm të ndërtesës dhe shkatërrimin pothuajse total të hapësirës së brendshme të kafenesë.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit reaguan menjëherë duke evakuuar zonën dhe transportuar të plagosurit në spital. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkakun e incidentit.
Fatmirësisht, pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, struktura e ndërtesës nuk paraqet rrezik për shembje, sipas një deklarate të cituar nga gazeta “Elconfidencial”.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...