Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër korrupsionit rrëzuan qeverinë.
73-vjeçarja u betua gjatë një ceremonie të shkurtër, duke u bërë gruaja e parë që drejton Nepalin. Emërimi i saj u bë pas një marrëveshje me udhëheqësit e protestave. Karki pritet të emërojë ministrat në kabinetin e saj për të formuar qeverinë e përkohshme.
Ajo konsiderohet gjerësisht si person me një imazh të pastër dhe udhëheqja e saj e qeverisë së përkohshme po mbështetet nga protestuesit të ashtuquajturës lëvizje “Gjenerata Z”.
Marrëveshja midis presidentit të Nepalit dhe udhëheqësve të protestës u arrit pas disa ditësh konsultimesh, ku u përfshinë edhe ekspertë ligjorë.
Parlamenti u shpërbë vonë të premten dhe u njoftua se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 5 mars të vitit të ardhshëm.
Më shumë se 50 persona u vranë në përleshjet me policinë gjatë protestave masive, ku turmat e zemëruara të njerëzve i vunë flakën ndërtesave të parlamentit dhe qeverisë në kryeqytetin Katmandu,, duke detyruar kryeministrin KP Sharma Oli të jepte dorëheqjen.
Protestat nisën fillimisht pas vendimit të qeverisë për të ndaluar 26 platforma të mediave sociale, duke përfshirë WhatsApp, Instagram dhe Facebook, por ato shpejt u zgjeruan duke shfaqur pakënaqësi me elitën politike të Nepalit./rtsh
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...