Policia shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit në Podujevë të shtunën

10:50 | 9 Shtator 2025
E.H

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arbër Havolli, i dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Bashkim Spahiut në Llapashticë të Podujevës të shtunën (06.09.2025).

Në njoftimin për media, policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikim e vendndodhjes së personit të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë.

Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale