Banorët e brezit kufitar me Serbinë, në Karaqevë të Kamenicës, kërkojnë një nënstacion policor që do t`u ofronte siguri banorëve. Shtetasit e Kosovës ndalohen e dënohen nga autoritetet serbe me arsyetime të ndryshme.
Banorët e brezit kufitar me Serbinë, edhe më tej jetojnë nën ankthin e pasigurisë. Provokimet e herëpashershme nga strukturat serbe, lëvizjet e dyshimta përgjatë vijës kufitare dhe incidentet që përsëriten, ua vështirësojnë jetën. Madje shtetasit e Kosovës, ndalohen e dënohen nga autoritetet serbe me arsyetime të ndryshme.
Nazif Baxhuku, banor i Karaqevës foli për frikën nga forcat serbe, të cilët edhe e arrestojnë ndonjë qytetar.
Banorët kërkojnë siguri të shtuar në këto anë, duke nënvizuar se nuk janë të qetë dhe të papriturat shpesh ndodhin.
“Prej Novo Sellës e në Karaqevë me ardhë nuk ka kurrfarë sigurie, bile policia serbe me pizgauera kanë qëndruar edhe të të stacionuar”, deklaroi Xhemail Baxhuku, banor i Karaqevës.
Shqetësim mbetet edhe mospatrullimi i policisë së Kosovës dhe mungesa e një nënstacioni policor në Karaqevë.
“Kur janë policia e ndiejmë vetën më të sigurt, e kur nuk është policia pasiguria është shumë më e madhe”, tha ndërkaq banori Xhemail Bagjuku, i cili edhe kërkon një nënsatacioni policor në Karaqevë.
Gjithë qytetarët i bien nëpër rrugën kryesore kurse policia e ka të ndaluara për fat të keq dhe KFOR-i me i ra nëpër rrugën kryesore me hy në Karaqevë por bien asaj rrugës anësore.
Me gjithë vështirësitë dhe provokimet, banorët e Karaqevës u bëjnë thirrje institucioneve të sigurisë që ta rrisin kujdesin dhe praninë e tyre në këtë zonë, në mënyrë që ata të mos ndihen të vetëm, por të mbrojtur nga shteti i tyre./rtk
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...