Të paktën 15 persona kanë vdekur në një shpërthim të ri të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, tha ministria e shëndetësisë e vendit.
Prania e virusit ishte konfirmuar te një grua shtatzënë 34-vjeçare, e cila u shtrua në spital muajin e kaluar pasi shfaqi simptoma që përfshinin ethe të lartë dhe të vjella të përsëritura, shtoi ministria.
Ajo vdiq disa orë më vonë nga dështimi i shumë organeve, shkruajnë mediat e huaja.
Ky do të jetë shpërthimi i 16-të i virusit vdekjeprurës në shtetin e madh të Afrikës Qendrore që ka shërbime të dobëta shëndetësore dhe është goditur nga konflikti në lindje.
Shpërthimi i fundit është në provincën qendrore Kasai, me 28 raste të dyshuara të regjistruara, tha ministria.
Zyrtarët kanë kërkuar respektim të rreptë të masave parandaluese, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve dhe distancimin social në zonat me rrezik të lartë.
Testet identifikuan llojin Zaire të Ebolës, një sëmundje e rrallë por shpesh vdekjeprurëse, thanë zyrtarët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po “vepronte me vendosmëri për të ndaluar shpejt përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur komunitetet”.
Katër punonjës shëndetësorë ishin midis 15 personave që kishin vdekur, tha OBSH-ja. /Telegrafi/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...