Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me të dërguarën Speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se me zyrtaren e lartë britanike ka folur për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe integrimin euroatlantik, duke theksuar synimin për anëtarësim në NATO.
“Bashkëpunimi Kosovë–Mbretëri e Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Në takimin me znj. Dame Karen Pierce, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, rivlerësova përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe integrimin euroatlantik, duke theksuar synimin tonë të qartë për anëtarësim në NATO.
Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit