Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Ilmi Ramadanit, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të rezistencës dhe shtetndërtimit.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit Ilmi Ramadanit – njeriut që tërë jetën ishte në shërbim të lirisë dhe kauzës kombëtare. Nga angazhimi në ilegalitet, burgjet politike, te radhët e UÇK-së, e deri te ndërtimi i institucioneve të Kosovës, Ilmiu mbeti gjithmonë i përkushtuar ndaj atdheut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai tha se Kosova ka humbur një personalitet të rrallë, jetën dhe veprën e të cilit tha se do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të lartë.
“Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë popullit të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, shkroi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...