Pas disa muajsh bllokade dhe katër seancash të dështuara pas aktgjykimit të Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën dje kryetarin e ri të këtij institucioni.
Dimal Basha mori postin, duke siguruar votat e nevojshme për të udhëhequr Kuvendin dhe duke lënë pas përpjekjet e pasuksesshme të Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës, Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit.
Ai u zgjodh me 73 vota, përfshirë edhe mbështetjen e disa deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Megjithëse zgjedhja e tij u përshëndet nga figura politike rajonale dhe përfaqësues diplomatikë, mungesa e një urimi nga Lëvizja Vetëvendosje tërhoqi vëmendjen.
Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, ende nuk ka bërë asnjë reagim publik për Bashën, edhe pas më shumë se 24 orësh nga zgjedhja e tij si kryeparlamentar.
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend