Como 1907 ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Álvaro Moratës në formë huazimi, me detyrim blerjeje.
Lajmi është bërë i ditur përmes llogarisë në rrjetin social Facebook të klubit italian, shkruan Arbresh.info.
Morata një emër që mbërrin në Como pas aventurave me klube të mëdha si Real Madridi, Juventusi, Milan, Chelsea, Atlético Madridin, Galatasarayn dhe ekipin kombëtar spanjoll.
Me gjithë këto klube, Morata ka fituar dy Liga Kampionësh, një Superkupë UEFA, një Kupë Bote për Klube FIFA, dy tituj të Serie A, dy tituj të La Ligës dhe një titull të Superligës Turke.
Koleksioni i tij i trofeve përfshin gjithashtu tre trofe të Kupës së Italisë, një Kupë FA, Ligën e Evropës dhe disa Superkupa vendase.
Morata ka bërë 86 paraqitje për Spanjën, duke shënuar 37 gola, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të vendit të tij.
Ai e udhëhoqi ekipin kombëtar drejt fitores në Kampionatin Evropian 2024 dhe Ligën e Kombeve 2023.
Pasi u zyrtarizua si lojtar i ri ai foli për kanalin zyrtar të klubit, ku tha se do të jap 200% e tij.
“Jam vërtet i lumtur që kam mbërritur në Komo. Vitin e kaluar, duke luajtur kundër Komos, pata mundësinë të vlerësoja ekipin dhe projektin; mund ta shihni se ka shumë ambicie. U premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap 200% në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Mezi pres ta vesh këtë fanellë”, tha ai./Arbresh.info
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...