Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë vdekur gjashtë persona.
Pesë janë vrarë dhe një tjetër ka vdekur si pasojë e një aksidenti.
Vrasja e fundit ka ndodhur më herët në Hajvali.
Sipas raportimeve nga gjuajtja me armë zjarri ka mbetur i vdekur Muhamet Matoshi.
Vdekjen e tij për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla.
Ndërsa policia e Kosovës derisa ka konfirmuar vrasjen, kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkojë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, tha zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Policia konfirmon vdekjen e një personi nga arma e zjarrit në Hajvali, identifikon të dyshuarin
Ndërkaq një person vdiq pas lëndimeve që mori nga një aksident në Komoran, ku u përfshinë gjashtë vetura.
Nga aksidenti mbetën të lënduar 10 persona, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.
Ndërsa në Gjilan, një vrasje e trefishtë ndodhi të dielën.
Dy prej viktimave nga ky rast ishin babë e bir, argjendarë të njohur.
Të dyshuarit për këtë rast, që janë shpallur në kërkim, janë Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.
“VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE – Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”, ka konfirmuar Policia, përmes raportit 24 orësh.
Lidhur me rastin, janë suspenduar katër zyrtarë policorë.
Vrasja e trefishtë në Gjilan, suspendohen katër zyrtarë policorë
Një vrasje tjetër ndodhi në orët e mbrëmjes së djeshme. Në Prizren vdiq një person, pasi u ther për vdekje.
Viktima, e cila kishte marrë plagë të rënda në gjoks, u dërgua për trajtim në QKUK në Prishtinë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se mbrëmë me datë 10.08.2025, rreth orës 08:30 min, në lagjen Tusuz në rrugën “Lapidari” në Prizren, një person është therrur me mjet të mprehtë (thikë). Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, ku janë sekuestruar një brisk patente që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës dhe një veturë “Audi”.
I dyshuari E.B. është arrestuar dhe ndodhet në ndalim 48 orësh, ndërsa prokuroria pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit./Arbresh.info/https:/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...