Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se aktualisht janë 19 vatra zjarri aktive në Kosovë.
Sipas njoftimit, nga ora 14:00 deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 19 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.
Njoftohet se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrëfikjes, Qendrat Operative 112, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
“Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës, përveç njësive të zjarrfikësve, është angazhuar edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit. AME/MPB, shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe të gjithë qytetarëve që kanë dhënë ndihmën e tyre në përballimin e kësaj situate”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...