Inspektorati Qendror i Punës është duke kryer inspektime të rregullta dhe të intensifikuara në të gjitha institucionet publike dhe private për shkak të temperaturave të larta të cilat po mbizotërojnë në vend.
“Qëllimi i këtyre inspektimeve është të sigurohet që punëdhënësit të respektojnë masat mbrojtëse ndaj temperaturave ekstreme, me synim ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve, sidomos atyre që punojnë në kushte të vështira dhe në ambiente të hapura”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kur nuk ka respektim të masave do të ketë veprime ndëshkuese.
“Nëse gjatë inspektimeve konstatohet se nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme mbrojtëse, Inspektorati Qendror i Punës do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke ndërmarrë masat ligjore të parapara ndaj subjekteve përkatëse”, vazhdon njoftimi.
Ministria e Shëndetësisë sot ka rekomanduar institucionet publike dhe private t’i zbatojnë masat mbrojtëse për punëtorët pas rritjes së temperaturave. Rekomandimi vlen nga 11 deri më 15 gusht.
Sipas vendimit të MSH-së kërkohet që të shmanget puna në ambient të jashtëm nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Kurse kërkohet që gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në orën 16:00, nëse nuk është e mundur që ato të punojnë nga shtëpia, të përshtaten oraret e punës herët në mëngjes apo pasdite dhe nëse s’ka ajrosje të mjaftueshme dhe pika freskimi në vendet e punës.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...