Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihet një kamion dhe një veturë

09:24 | 8 Gusht 2025
E.K

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren–Duhël.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se me rastin po merret njësia e trafikut.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po meren njësitet relevante policore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar./Arbresh.info