Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila nuk mori votat për t’u bërë kryetare, në një intervistë ekskluzive në Debat Plus ka thënë se askund nuk ka pasur dakordim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMËS që Fatmir Limaj të jetë kandidat, përkatësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës si i nominuar nga partia më e madhe.
“Oferta jonë ka qenë ofertë gjeneroze, por nuk mund të them më tepër sepse e respektoj qëndrimin e kryeministrit Kurti, sepse mendoj që vetëm ai, meqë ai e ka propozuar ofertën tek z. Limaj, ta bëjë publike se çka ka nënkuptuar kjo ofertë.”
“Por, ajo që unë mund të them është që nuk ka qenë këtu kandidati për kryetar të Kuvendit, pra pozicioni për kryetar të Kuvendit, por e kemi parë si partner në qeverisje.”
“Asnjëherë nuk ka pasur dakordim mes partisë tonë, Vetëvendosje, dhe partisë NISMA që kryetari i Kuvendit t’i takojë z. Limaj”, ka thënë ajo.
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...