Ka më shumë se dy dekada që Idriz Ethemi është diagnostikuar me diabet. Përkundër kujdesit, Ethemi që njëherësh drejton edhe shoqatën e pacientëve të kësaj kategorie në Pejë, nuk e kishte menduar se nga sëmundja e sheqerit do ta humbte shikimin me njërin sy.
“Jo, s’kom mendu fare qe do të m’i prek sytë”, ka treguar Ethemi.
Simptomat e para, pacienti i kishte menduar që i ka nga lodhja apo diçka e ngjashme, por kur iu kishte nënshtruar kontrolleve të avancuara e kuptoi se nga niveli i lartë i sheqerit në gjak iu shkaktua retinopatia diabetike. Për këtë të fundit ai shprehet se pacientët kanë shumë pak njohuri.
Ethemi që punon edhe në vetëdijësimin e pacientëve diabetikë thotë se diku po shkëputet zinxhiri informues mes mjekëve. Ai bën thirrje që qytetarët të cilët vuajnë nga diabeti të bëjnë vizita të shpeshta te endokrinologu dhe oftalmologu. Derisa, Kosova nuk e ka ende skringun e retinopatisë diabetike siç e kanë vendet e tjera evropiane.
“Vendet e ndryshme kanë programe të ndryshme të skriningut, në Angli ta zëmë është vërejtur që prej momentit që kanë filluar programet e skriningut është ulë verbëria te pacientët me diabet”, shpjegon Qëndresa Daka, specialiste e oftalmologjisë në QKUK.
E meqë vendi nuk e ka këtë program kombëtar, pacientët duhet të mbajnë në mend këshillën e oftalmologes Daka. Kjo thotë që së paku një herë vit pacientët diabetikë të shkojnë te mjeku i syve.
Vëmendje: Ky artikull / kjo storie është prodhuar në kuadër të aktivitetit “Media nxit diskutimin për angazhimin e pacientëve”, një partneritet ndërmjet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), i cili është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. Përmbajtja e këtij artikulli/kësaj storieje nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e IHS-së apo AGK-së.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...