Greta Thunberg, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ambientalistja suedeze e vizitoi sot Reporting House në kuadër të vizitës së saj dyditore në Kosovë.
Thunberg u takua me aktivistë nga organizata Termokiss dhe organizata tëtjera rinore në Kosovë, si dhe kaloi 2 orë në muze për të kuptuar më tepër rreth historisë së aktivizmit dhe protestave qytetare të viteve të ’90-ta në Kosovë.
Ajo u prit nga producentja jonë, Jeta Xharra dhe kuratori i muzeut Gazmend Ejupi që së bashku me artistin e ri Vullnet Jakupi, folën për veprat e artit modern që ekspozohen në Reporting House dhe që reflektojnë për aktivizmin, si punimi për shkollat shtëpia nga Jakupi, etj.
Tutje Thunbgerg vizitoi edhe Galerinë e Reporting House ku po ekspozohet puna e artistit 18 vjeçar nga Gaza, Hussein al-Jerjawi e që titullohet “Fragmente të mbijetesës”. Thunberg u interesua për reagimet e politikës dhe shoqërisë kosovare për situatën në Gaza. E shoqëruar nga aktivistë të rinj nga Kosova, Thunberg shprehu mirënjohje për zemërgjerësinë e njerëzve që ka takuar në Kosovë.
Jeta Xharra, producentja e ekspozitës tha se po e përcjellë aktivizmin e Gretës që një kohë të gjatë. ” Ajo ka arritur të bëhet zëri i së ardhmes dhe në mënyrë shumë efektive ka tërhequr vëmendjen e botës për krizën ambientale”, tha ajo.
Xharra theksoj po ashtu aktivizmin e Thunberg për padrejtësitë që po ndodhin në Gaza, duke e quajtur privilegj mundësinë për të rrëfyer historinë e padrejtësive në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja