Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot ka dorëzuar një rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se qëllimi i kësaj rezolute, është që Kuvendi i Serbisë ta njohë dhe pranojë pozitën diskriminuese me kërkesën për shprehjen e përkushtimit institucional për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe obligimet që sjell procesi i integrimit në BE dhe legjislacionin e brendshëm.
“Nevoja për këtë Rezolutë lind nga një gjendje e gjatë e mospërfilljes së kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, gjë që ka sjellë pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe politike të komunitetit. Ndër problemet më të theksuara janë: praktika e pasivizimit të adresave arbitrar, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, mungesa e përfaqësimit të drejtë e proporcional në institucione tshtetërore, pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare dhe moszhvillimi ekonomik i rajonit”, tha Kamberi, transmeton Klankosova.tv.
Ai po ashtu i ka renditur edhe pikat kryesore të rezolutës në fjalë:
Përmes kësaj Rezolute, bëhet thirrje për:
Ligjvënësi shqiptar shtoi se me anë të kësaj rezolute kërkohet krijimi i një trupi parlamentar, me pjesmarrjen e OSBE-së, sektorit civil dhe përfaqësuesve shqiptarë që do të ketë detyrë të hulumtojë gjitha rastet e pasivizimeve, kësaj mase që po ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.
“Meqë përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezulatatet e premtuara, propozohet që çështja e pozitës së shqiptarëve në Luginëne Preshevës të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, si pjesë e përpjekjeve për paqe të qëndrueshëme”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.
Miratimi i kësaj Rezolute do të shërbente si shenjë e vullnetit politik për të adresuar sfidat e kahershme dhe për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike – që është parakusht për zhvillim demokratik dhe përparim drejt integrimit evropian.
Falënderoj deputëtatë e SDA-Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, për mbështetjen që i dhanë kësaj Rezolute për ta procesuar në procedure parlamentare.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...