Arsenali ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Viktor Gyökeres si sulmuesin e tyre të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.
Marrëveshja është arritur mes Arsenalit dhe Sportingut, ndërsa sulmuesi suedez ka pranuar një kontratë pesëvjeçare.
Gjithçka është tashmë e përfunduar. Arsenali do të paguajë 63.5 milionë euro tarifë fikse, plus 10 milionë euro në formë bonusesh.
Agjentët e Gyökeres do të ulin komisionin e tyre për ta bërë marrëveshjen të mundur.
Gyokeres ka luajtur dy sezonet e fundit tek Sportingu, ku i ka ndihmuar të shpallet kampion. Në 102 ndeshjet e tij ka shënuar 97 gola dhe 28 asistime./Arbresh.info
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu
Gjermania fton kryesuesin e KPK-së, në agjendë sundimi i lig...
Zhegrova i pafat, Juventusi barazon me Veronan
Ilire Dauti: Shqipja këtu është në vendin e vet